Spanjë, jep dorëheqje shefi i ushtrisë pas skandalit të vaksinimit

Evropë

Spanjë, jep dorëheqje shefi i ushtrisë pas skandalit të vaksinimit

Më: 24 janar 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Shefi i Shtabit të Mbrojtjes të ushtrisë spanjolle dha dorëheqjen pas një polemike që shpërtheu pasi ai u pa duke marrë vaksinën e koronavirusit (COVID-19) duke thyer protokollin e vaksinimit, raportuan mediat vendase.

Gjenerali Miguel Angel Villarroya ia paraqiti dorëheqjen e tij ministres së Mbrojtjes Margarita Robles, të cilën ajo e pranoi.

Në letrën e tij të dorëheqjes, ai theksoi se i kishte shërbyer Spanjës me ndershmëri gjatë gjithë karrierës së tij 45-vjeçare ushtarake.

Dorëheqja e gjeneralit Miguel Angel Villarroya erdhi pas një skandali rreth vaksinimit të zyrtarëve ushtarakë dhe politikë spanjollë të cilët morën vaksinat e para kohë, pasi paraprakisht ishin rezervuar për punonjësit shëndetësorë dhe personat në shtëpitë e të moshuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat