Jep dorëheqje kryeministri italian, Giuseppe Conte

Evropë

Jep dorëheqje kryeministri italian, Giuseppe Conte

Më: 26 janar 2021 Në ora: 13:22
Giuseppe Conte

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, ka dorëzuar dorëheqjen e tij, duke hapur rrugë për konsultime mes presidentit dhe partive të tjera.

Siç shkruan Reuters, presidenti Segio Mattarella do i fillojë konsultimet gjatë të mërkurës, derisa i ka kërkuar Contes të qëndrojë gjatë konsultimeve.

Ai është përballur me kritika për menaxhimin e pandemisë, nga e cila më tepër se 85.000 italianë kanë humbur jetën.

Conte ishte emëruar kryeministër i Italisë në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat