Abazoviq: Të punojmë në edukimin e të rinjve për Holokaustin

Evropë

Abazoviq: Të punojmë në edukimin e të rinjve për Holokaustin

Më: 27 janar 2021 Në ora: 12:14
Dritan Abazoviq

Ne duhet ta shfrytëzojmë 27 janarin si një rast për të tërhequr vëmendjen rreth rëndësisë së përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Kështu pohoi zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit për Viktimat e Holokaustit, raporton rtcg.me.

Politikani shqiptar shprehet se “ne duhet të punojmë sistematikisht në edukimin e të rinjve në mënyrë që antisemitizmi, ksenofobia dhe të gjitha format e ekstremizmit të refuzohen nga shoqëria moderne”.

“Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme, veçanërisht për të rinjtë, të zhvillojnë të menduarit kritik, ndërsa promovojnë vlerat demokratike, të drejtat dhe liritë e njeriut”, përfundoi Abazoviq.

Ndryshe, Holokausti, i njohur gjithashtu si Shoah, ishte gjenocidi i Luftës së Dytë Botërore ndaj hebrenjve evropianë. Midis 1941 dhe 1945, në të gjithë Evropën e pushtuar nga Gjermania Naziste dhe bashkëpunëtorët e saj vranë sistematikisht rreth gjashtë milionë hebrenj, rreth dy të tretat e popullsisë hebraike të Evropës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat