Spanjë, gjysmë milion të papunë më shumë në 2020

Evropë

Spanjë, gjysmë milion të papunë më shumë në 2020

Më: 28 janar 2021 Në ora: 21:17
Spanjë

Spanja e mbylli vitin 2020 me më shumë se gjysmë milionë të papunë më shumë nën efektin e pandemisë së COVID-19 që goditi turizmin dhe hotelerinë, edhe pse rënia e punësimit u stabilizua në fund të vitit.

Vendi numëronte në fund të dhjetorit 527 900 të papunë më shume se në fund të vitit 2019, një rritje me 16,5% në një vit, pas një viti ku ekonomia u shkatërrua nga masat, të destinuara për të luftuar kundër pandemisë.

Numri total i të papunëve arriti në 3,7 milionë persona, sipas statistikave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE).

Në tremujorin e katërt, niveli i papunësisë shënoi një rënie të lehtë, në 16,13% nga 16,26% në tremujorin e tretë, rreth 3 100 të papunë më pak, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Statistikave (INE), raporton ATSh.

Por kjo normë prej 16,13% është dukshëm më e lartë se ajo e regjistruar në fund të vitit 2019 (13,8%). Sidoqoftë, është më mirë sesa pritej nga qeveria e majtë e Pedro Sanchez, e cila priste 17,1% deri në fund të vitit 2020.

“Punësimi po vazhdon të rikuperohet (…) Shkalla e papunësisë ka rënë, duke tejkaluar parashikimet e qeverisë dhe të gjitha organizatave publike dhe private”, theksoi ministrja e Ekonomisë, Nadia Calviño.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat