Mbi 20 për qind e të divorcuarve në Britani të Madhe ishin fejuar në Paris

Evropë

Mbi 20 për qind e të divorcuarve në Britani të Madhe ishin fejuar në Paris

Më: 31 janar 2021 Në ora: 12:57
Paris

Parisi e ka reputacionin e qytetit të romancës dhe për këtë arsye njihet edhe si “Qyteti i dashurisë”.

Mirëpo një studim i bërë së fundmi për divorcet në Britani të Madhe thotë se 23 për qind e të divorcuarve kanë bërë propozimin për martesë pikërisht në Paris.

Hulumtuesit kanë anketuar 3500 britanikë të divorcuar për t’i pyetur se ku janë fejuar dhe 23 për qind e tyre deklaruan se këtë e kanë bërë në kryeqytetin e Francës, shkruan Daily Mail.

Në vendin e dytë si qyteti ku ka pasur më së shumti propozime martesash e që kanë përfunduar me divorc është kryeqyteti i Islandës Reykajviku ndërkaq në vendin e tretë hyn New Yorku

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat