Protesta kundër masave të reja anti-Covid, 300 të arrestuar në Belgjikë

Evropë

Protesta kundër masave të reja anti-Covid, 300 të arrestuar në Belgjikë

Më: 31 janar 2021 Në ora: 21:14
Pamje nga protesta

Në disa vende të Evropës kanë nisur protesta për shkak të shtrëngimit të masave mbrojtëse ndaj pandemisë së COVID-19.

Edhe qytetarët belgë janë derdhur në rrugët e vendit dhe po protestojnë kundër masave të vendosura nga autoritetet. Deri më tani sipas mediave të huaja, policia ka arrestuar 300 persona.

Policia e Brukselit paralajmëroi disa herë njerëzit që të mos grumbulloheshin dhe në fund ia doli që të shpërndante protestat pa përdorur dhunë.

Protestat nisën pasi autoritetet ndaluan qarkullimin duke filluar prej orës 21:00.

Kjo ka ndodhur pas përhapjes së varianteve të reja të COVID-19, të cilat sipas ekspertëve janë me shkallë infektimi më të lartë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat