COVID-19, Johnson shprehet optimist në lidhje me pushimet verore këtë vit

Evropë

COVID-19, Johnson shprehet optimist në lidhje me pushimet verore këtë vit

Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 15:46
Boris Johnson

Kryeministri britanik Boris Johnson, tha se ai është “optimist” në lidhje me pushimet verore këtë vit, duke marrë parasysh situatën e pandemisë së COVID-19.

Sipas BBC, ai thotë se nuk dëshiron të jep “shumë” për sa i përket datave për pushimet verore por që ai do të jep detaje më shumë më 22 shkurt “në lidhje me hapat përpara”, dhe se njerëzit sigurisht duhet të jenë në gjendje të nisin planet në atë aspekt.

Sidoqoftë, disa gjëra sipas tij duhet të shkojnë siç duhet nga tani dhe më pas – programi i vaksinimit duhet të “vazhdojë të jetë i suksesshëm” dhe mes tjerash potencoi se “niveli i infeksioneve duhet të bie”.

Në Mbretërinë e Bashkuar gati 9 milionë njerëz janë vaksinuar me dozat e para dhe gati gjysmë milion i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në vend u rrit në 3.8 milionë derisa numri i viktimave është 106 mijë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat