Spanja, jo vetëm mungesë vaksinash antiCOVID por edhe të shiringave

Evropë

Spanja, jo vetëm mungesë vaksinash antiCOVID por edhe të shiringave

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 16:52
Ilustrim

Në një kohë kur shumë vende, po përballen me mungesë të theksuar të vaksinave antiCOVID në Spanjë mungojnë shiringat përkatëse për injeksione që mundësojnë marrjen  e 6 dozave nga shishet e Pfizer në vend të 5.

Në një prej shtëpive të kurimit në Madrid u arrit të vaksinoheshin 280 persona duke përdorur shiringat e duhura.

Personeli i spitalit shprehet se ishin furnizuar me shiringa që nuk ishin të përshtatshme. Shiringat nuk ishin funksionale për të marrë të gjashtë dozat e vaksinave. Personeli përballë kësaj situate u detyrua ti zëvendësonte ato me shiringat 1mililitër që përdornin për injeksionet e insulinës.

Në spitalet spanjolle, mungesa e shiringave ka çuar në humbjen e mijëra dozave shtesë të vaksinës.

Mjekët u ankuan për mungesën e dispozitave nga administrata shëndetësore. Ata shprehen se pavarësisht faktit se ata ishin në dijeni që nga muaji Janar se vaksina Pfizer mund të kishte një dozë të gjashtë askush nuk jepte sqarime se çfarë ndodhi më 10%.

Diçka aq e thjeshtë sa një shiringa e duhur mund të japë deri në 20% më shumë vaksinë Covid nga një shishkë.

Ministrat spanjollë të shëndetësisë dhe industrisë vizituan impiantet BD, një prodhuesi të teknologjisë mjekësore në Madrid për të zbuluar se si po përparon linja e prodhimit për shiringat e duhura.

Shërbimet shëndetësore rajonale Spanjolle kanë blerë 25 milion copë për vaksinat COVID-19 dhe kompania garanton shpërndarjen e tyre.

Autoritetet shëndetësore në Spanjë duket se kanë mbuluar emergjencën. Ata do të marrin pjesë në një iniciativë të udhëhequr nga BE për shiringat speciale të vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat