Pandemia në Truqi/ 7901 raste të reja e 110 viktima

Evropë

Pandemia në Truqi/ 7901 raste të reja e 110 viktima

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:21
Foto ilustrim

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.901 raste të reja me COVID-19.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka tejkaluar shifrën 2,51 milionë, prej të cilëve 26.577 kanë vdekur, përfshirë 110 viktima brenda ditës së fundit.

Po ashtu, 8.217 pacientë të tjerë janë shëruar nga virusi, duke e çuar në mbi 2,4 milionë numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar, paraprakisht të rezultuar pozitiv ndaj koronavirusit.

Mbi 30,34 milionë teste të dyshuara për COVID-19 janë kryer në Turqi që nga shpërthimi i pandemisë, me 142.538 teste të kryera gjatë ditës së fundit.
Shifrat e fundit tregojnë se numri i pacientëve të prekur nga COVID-19 që janë në gjendje kritike ra në 1.423.

Turqia filloi fushatën e vaksinimit më 14 janar, duke filluar me punonjësit shëndetësorë së bashku me zyrtarët e lartë, për të inkurajuar popullin të ketë besim në vaksinim.

Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë së Turqisë thonë se deri më tani, mbi 2,59 milionë njerëz kanë pranuar dozën e parë të vaksinës kineze CoronaVac.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat