''Nuk i trembemi Putin'', Rusi, të rinjtë premtojnë vazhdimin e protestave kundër Kremlinit

Evropë

''Nuk i trembemi Putin'', Rusi, të rinjtë premtojnë vazhdimin e protestave kundër Kremlinit

Më: 9 shkurt 2021 Në ora: 08:17
Rusi

Protestuesit kundër Kremlinit të liruar nga burgimi deklarojnë se janë gati të manifestojnë sërish dhe se kanë humbur besimin tek autoritetet.

Policia arrestoi mbi 11 mijë persona gjatë tre protestave të javëve të kaluara, që bënin thirrje për lirimin e kritikut të presidentit Putin, Alexei Navalny.

Aleatët e këtij të fundit i kanë ndalur demonstratat për momentin derisa të rikthehet moti i ngrohtë dhe thonë se janë të fokusuar në arritjen e një ndryshimi në zgjedhjet parlamentare të vjeshtës.

 “Ne duhet të vazhdojmë të luftojmë, nuk trembemi. Shumë njerëz të mirë po mbahen në burg dhe besimi i tyre sa vjen e forcohet. Autoritetet gabuan që na mbajtën në burg së bashku sepse ne u bëmë më të fortë. Me shkëmbimin e eksperiencave ne kuptojmë se si t’i rezistojmë dhunës,” – u shpreh Artem Medvedev, një specialist marketingu

Protestuesit deklaruan se kushtet ku ishin mbajtur kishin qenë të rënda. Ata ishin detyruar të kalonin disa net në autobusët e policisë përpara se të burgoseshin, në qeli të mbipopulluara.

Nga ana tjetër, Kremlini është shprehur i vetëdijshëm për kushtet e vështira në burgje, por deklaroi se shkak ishte bërë numri i lartë i arrestimeve dhe fajësoi demonstruesit që nuk dëgjuan thirrjet për të mos marrë pjesë në to.

Autoritetet kanë deklaruar gjithashtu se edhe protestat e ardhshme do të jenë ilegale dhe do të trajtohen nga policia në të njëjtën mënyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat