Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik konfirmoi sot 1496 raste të reja të infeksionit të ri me koronavirus (COVID-19), nga të cilat 4 u identifikuan pas kontrolleve në portat hyrëse të vendit.
Numri i përgjithshëm i rasteve është 167549. Ndërkohë që 284 pacientë po trajtohen të intubuar 1185 pacientë të tjerë janë larguar nga ICU që nga fillimi i pandemisë.
Njëherësh sot u konfirmuan edhe 17 vdekje të reja nga COVID-19, duke arritur kështu në 6034 numri i vdekjeve në total në vend.