​Britania e Madhe raporton 799 viktima nga COVID-19

Evropë

​Britania e Madhe raporton 799 viktima nga COVID-19

Më: 16 shkurt 2021 Në ora: 20:02
Foto ilustruese

Britania e Madhe regjistroi 799 vdekje të tjera nga COVID sot, ndërsa 10,625 persona të tjerë ishin infektuar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i vdekjeve nga koronavirusi është 230 më i lartë se dje.

Por në Britaninë e Madhe, të dhënat nga e hëna ndonjëherë vonohen derisa të mblidhen të dhëna nga fundjava, raporton Reuters.

Shifrat zyrtare tregojnë se 15.6 milionë njerëz në Britaninë e Madhe morën dozën e parë të vaksinës, ndërsa 546.165 njerëz morën dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat