Bien në mënyrë dramatike fitimet e kompanisë ruse të naftës Rosneft

Evropë

Bien në mënyrë dramatike fitimet e kompanisë ruse të naftës Rosneft

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 07:13
Foto ilustrim

Performanca e dobët financiare e kompanisë së naftës Rosneft nuk është për t’u habitur, pasi gjatë vitit 2020 ekonomia e Rusisë ka pësuar kolaps.

Kështu ka thënë shefi ekzekutiv, Igor Sechin gjatë një takimi me presidentin Vladimir Putin, duke shtuar se gjatë këtij viti të hyrat e kompanisë ishin 80 për qind më pak.

Gjithashtu, sipas medieve ruse, një zhvlerësim të madh të Rosneftit pati, pasi në muajin mars të vitit të kaluar Sechin shkaktoi një kolaps të paparë në çmimet e naftës.

Gjatë tremujorit të tretë të 2020-së, kompania ruse pësoi humbje prej gati 1 miliard dollarë.

Rosneft është kompania e dytë më e madhe e naftës e kontrolluar nga Kremlini pas Gazpromit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat