Princi Philip kalon natën e dytë në spital

Evropë

Princi Philip kalon natën e dytë në spital

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 08:34
Princi Philip

Duka i Edinburgut ka kaluar një natë të dytë në spital pasi u pranua si masë paraprake për shkak të mosndjenjës së mirë.

Princi Philip, 99 vjeç, u tha të ishte në “humor të mirë” pasi u dërgua në spitalin King Edward VII në Londrën qendrore të martën në mbrëmje.

Qëndrimi i tij nuk është i lidhur me koronavirusin dhe një burim i pallatit tha se duka hyri në spital pa u ndihmuar.

Ai pritet të jetë atje për disa ditë kujdesi dhe pushimi.

Muajin e kaluar, pallati njoftoi se Princi Philip dhe Mbretëresha kishin marrë vaksinat kundwr Covid-19 nga një mjek shtëpiak në Kalanë Windsor.

Çifti kanë kaluar mbylljen e fundit në Angli në Windsor Castle me një staf të vogël shtëpie.

Ata i festuan Krishtlindjet në heshtje në rezidencën e tyre në Berkshire, në vend të mbledhjes familjare tradicionale në pasurinë e Mbretëreshës Sandringham në Norfolk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat