Arrestimi i reperit të njohur, protesta të dhunshme në Spanjë

Evropë

Arrestimi i reperit të njohur, protesta të dhunshme në Spanjë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 19:08
Pamje nga protesta

Vandalizmi dhe dhuna sërish kanë shoqëruar protestat në Spanjë që u organizuan për natën e katërt radhazi me kërkesën për lirimin e reperit të burgosur Pablo Hasel më 16 shkurt.

Studentë dhe të rinj të lidhur me grupet e ekstremit të majtë morën pjesë në demonstratat e paautorizuara që u intensifikuan në qytetet si Barcelona, Lleida, Girona, Tarragona dhe Valencia.

Disa grupe u vunë flakën koshave të plehrave dhe ndërprenë rrugët, si dhe dëmtuan dyqanet, bankat dhe automjetet, ndërsa po ashtu sulmuan policinë duke hedhur gurë dhe shishe.

Burimet e policisë njoftuan se tre persona janë arrestuar në Barcelonë dhe dy në Girona, kurse gjatë incidenteve kishte gjithashtu të plagosur.

Parashikohet që protestat e organizuara nga organizatat e ekstremit të majtë, do të vazhdojnë me pjesëmarrje më të lartë gjatë fundjavës.

Rreth 95 njerëz janë ndaluar nga policia dhe gati 100 janë plagosur në katër ditët e fundit.

Hasel, i cili u dënua me nëntë muaj burg për glorifikim të terrorizmit dhe fyerjen ndaj monarkisë dhe institucioneve shtetërore për shkak të disa shprehjeve që ai përdori në Twitter dhe në këngët e tij, u vendos në burg nga policia më 16 shkurt.

Ndaj tij doli edhe një vendim i ri i gjykatës, i cili përfshin dy vite e gjysmë burg për shkak të një akuze tjetër.

Burgosja e reperit spanjoll ka nxitur debate në Spanjë në lidhje me demokracinë dhe lirinë e shprehjes.

Grupet radikale të krahut të majtë në gjithë vendin, veçanërisht Unidos Podemos, partneri i vogël i qeverisë së koalicionit të majtë, kërkojnë që Hasel të falet dhe të lirohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat