Britania bën thirrje për t'i dhënë fund luftërave gjatë pandemisë

Evropë

Britania bën thirrje për t'i dhënë fund luftërave gjatë pandemisë

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 22:57
Foto ilustrim

Mbretëria e Bashkuar paraqiti një propozim për një rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që të gjitha palët ndërluftuese në botë të vendosnin menjëherë një pauzë të përhershme humanitare për të mundësuar vaksinimin e popullsisë kundër koronavirusit

Londra përsërit kërkesën e Këshillit të Sigurimit nga korriku i vitit të kaluar për t'i dhënë fund konflikteve në të gjithë botën, nga Siria dhe Jemeni, në Republikën e Afrikës Qendrore, Mali, Sudani dhe Somalia, e cila u propozua për herë të parë nga Sekretari i Përgjithshëm i KB Antonio Guterres në Mars 2020.

Teksti britanik thekson nevojën për solidaritet, drejtësi dhe efikasitet dhe u bën thirrje vendeve të zhvilluara të dhurojnë vaksina për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe të tjerët në nevojë përmes programit Covax, të nisur ambiciozisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për të blerë dhe shpërndarë vaksina te kombet më të varfra.

"Aksesi i barabartë në vaksinat e koronavirusit, të cilat janë çertifikuar të jenë të sigurta dhe efektive, është thelbësore për t'i dhënë fund pandemisë", thuhet në tekst.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat