Michel: Kufizimet e udhëtimeve ende të nevojshme

Evropë

Michel: Kufizimet e udhëtimeve ende të nevojshme

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:58
Charles Michel

Mund të ketë akoma nevojë për masa kufizuese në udhëtimet jothelbësore për frenimin e përhapjes së virusit, ndërkohë që qarkullimi i mallrave dhe shërbimeve në tregun unik mbeten thelbësore, deklaroi presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel në letrën drejtuar 27 krerëve të shteteve dhe të qeverive të BE-së në kuadër të Këshillit të jashtëzakonshëm.

“Është thelbësore të tregojmë solidaritet me partnerët tanë, gjithashtu përmes programit Covax”, shtoi Michel duke kërkuar që të 27 anëtarët të vlerësojnë mësimet e marra nga përvoja jonë e deritanishme, raporton ATSh.

Michel njoftoi se ”me krerët e shteteve dhe qeverive do të diskutojmë se si të reagojmë ndaj kërcënimeve shëndetësore në të ardhmen”.

Dhe se ”si duhet gjithashtu vazhdojmë punën tonë për të përcaktuar një qasje të përbashkët ndaj certifikimit të vaksinave”. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat