Greqi, transporti detar paralizohet nga greva e marinarëve

Evropë

Greqi, transporti detar paralizohet nga greva e marinarëve

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 13:29
Foto ilustruese

Një grevë e marinarëve në Greqi bëri që shumica e trageteve të mbeten në porte për të dytën ditë radhazi.

”Ishuj të shumtë që nuk kanë një aeroporte janë shkëputur nga bota e jashtme”, njoftoi televizioni shtetëror grek, ERT, ndërsa sindikatat e detarëve kërcënojnë të zgjasin grevën edhe për 48 orë të tjera.

Sindikatat po kërkojnë paga më të mira dhe mbështetje për kolegët që kanë humbur vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë, e cila ka sjellë industritë vitale të transportit dhe turizmit të Greqisë në prag të kolapsit, raporton ATSh.

Shumë pak turistë preken nga greva, pasi gjithsesi udhëtimi brenda Greqisë është i kufizuar.

Nëse greva vazhdon, do të ketë pasoja për furnizimin me ushqime, veçanërisht në ishujt e vegjël.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat