800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

Evropë

800 gjedhët në anijen e bllokuar në Spanjë duhet të eliminohen, thonë veterinerët

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Zyrtarët spanjollë kanë rekomanduar sot se 864 dema që janë prej dy muajsh në det prej kufizimeve të koronavirusit, nuk janë më të aftë për transport prandaj duhet të vriten.

Një avokat i kompanisë së anijes që mban në bord kafshët tha se do të apelojnë rekomandimin, ndërsa pamje video nga porti ku kafshët po qëndrojnë tregonin se po bëhen përgatitje për zbritjen e tyre në tokë.

Aktivistët e të drejtave të kafshëve thonë se demat janë mbajtur në kushte “mizore” në anijen Karim Allah, e cila u ankorua të enjten në portin jugor spanjoll të Cartagena, pasi prej dy muajsh nuk arritën të gjenin blerës për ngarkesën.

Raporti konfidencial u hartua pasi zyrtarët spanjollë bënë kontroll në bordin e anijes kësaj jave, teksa kapiteni u tregoi se deri tani kishin pasur 22 vdekje nga 895 kafshë në bord, ndërsa nëntë ishin të humbura. Drejtuesit thonin se gjedhët janë tashmë shtatë muajsh ne moshe.

Raporti tha se kafshët nuk janë të afta për transport jashtë bashkimit Evropian dhe as nuk duhet të lejohen brenda Bashkimit Evropian, prandaj zgjidhja më e mirë do të ishtë “eutanasia”.

Autoritetet thanë se kafshët do të vriten me armë elektrike, pasi në disa testime të kryera u gjetën gjurmë të sëmundjes së kafshëve të familjes bovine e quajtur “gjuha blu”.

Gjuha Blu është një sëmundje e përhapur nga inseketet e cila shkakton humbje të fuqisë dhe hemorragji, por nuk prek njeriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat