Gjermania miraton vaksinën AstraZeneca për të moshuarit mbi 65 vjeç

Evropë

Gjermania miraton vaksinën AstraZeneca për të moshuarit mbi 65 vjeç

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

Gjermania ka miratuar vaksinën “AstraZeneca” kundër Covidit-19 për përdorim në njerëz mbi 65 vjeç.

Independent raporton se më parë, Gjermania kishte këmbëngulur se nuk kishte prova të mjaftueshme për të lejuar një gjë të tillë.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se ky vendim ishte një lajm i mirë për njerëzit e moshuar.

Kancelarja, Angela Merkel dhe udhëheqësit e shtetit ranë dakord për masat e reja kundër Covidit-19.

“Ne jemi në pragun e një faze të re të pandemisë në të cilën mund të hyjmë jo me pakujdesi, por me shpresë të justifikuar“, u tha Merkeli gazetarëve dje.

Në një intervistë për shtypin, Merkeli u pyet nëse ajo do të merrte dozë të kësaj vaksine për të qetësuar frikën e popullsisë gjermane. Ajo u përgjigj se ishte shumë e moshuar.

Kancelarja tha që njerëzit e tjerë, si mësuesit, të cilët nuk mund të distancoheshin nga shoqëria aq lehtë sa ajo, duhet të inokulohen së pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat