Familjet e viktimave të coronavirusit do ta padisin kryeministrin britanik

Evropë

Familjet e viktimave të coronavirusit do ta padisin kryeministrin britanik

Më: 7 mars 2021 Në ora: 17:24
Boris Johnson

Kryeministrin britanik, Boris Johnson e kanë hedhur në gjyq rreth 2,000 familje që humbën një ose më shumë anëtarë të familjes për shkak të kovidit

Grupi “Familjet e Mjeruara që Kërkojnë Drejtësi” dëshiron të detyrojë qeverinë të kryejë një hetim publik për mënyrën se si Britania luftoi pandeminë, njoftoi dailymail.

Një grup avokatësh nga zyrat e Pete Weatherby dhe Elkan Albrahamson do t’u shkruajnë ministrave këtë muaj, në mënyrë që t’i informojnë ata se po kryhet një rishikim gjyqësor i Gjykatës së Lartë.

Deri më tani, Johnson ka refuzuar të urdhërojë një ekzaminim ekspertësh rreth përgjigjes së qeverisë ndaj pandemisë COVID-19, duke kërkuar që së pari të zvogëlohet rreziku i infeksioneve të reja.

Avokatët thonë se një numër i madh britanikësh vdiqën “pa nevojë, për shkak të gabimeve të qeverisë” dhe se hetimi gjithashtu duhet të kryhet për shkak të të drejtave të njeriut.

Një grup i familjeve të pikëlluara dëshirojnë të parandalojnë që një numër i madh i vdekjeve të ndodhin përsëri, dhe me atë rast ata shkruan një mesazh në faqen e tyre të internetit “Familjarët dhe anëtarët e shtetit meritojnë përgjigje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat