Dita ndërkombëtare e gruas/ Urime me mimoza, jo me trëndafila

Evropë

Dita ndërkombëtare e gruas/ Urime me mimoza, jo me trëndafila

Më: 8 mars 2021 Në ora: 14:57
Foto ilustrim

E hëna është dita ndërkombëtare e gruas dhe në shumë vende, është lulja e mimozës ajo që burrat dhe gratë u ofrojnë mikeve dhe të afërmeve të tyre në shenjë vlerësimi.

Tradita nisi në 1946, kur feministet në Itali, zgjodhën mimozën si një lule rivale ndaj trëndafilit të kuq tradicional për ditën e Shën Valentinit. Dhe mimoza ishte një lule më pak e kushtueshme e më shumë e disponueshme, ndaj ishte ideale për një vend që sapo kishte dalë nga lufta e dytë botërore.

Sebora, në rajonin e Ligurias në Itali, tani ofron 90 për qind të luleve të mimozës që shiten në të gjithë botën. Rajoni, pranë Cote D’Azur në Francë, quhet edhe riviera e luleve dhe pjesën më të madhe të tyre i eksporton në Poloni, Rusi dhe ish vende të tjera sovjetike ku dita ndërkombëtare e gruas festohet shumë.

Në një vit të paprekur nga pandemia, industria gjeneron rreth 5 milionë euro fitime dhe kjo është rritur me 20 për qind vitet e shkuara falë tregjeve në zgjerim në rusi, Poloni dhe Francë.

Dhe nëse kombinohet edhe me Shën valentinin, të dy eventet zënë 15 për qind të fitimeve në këtë industri, në Itali.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat