KE miratoi certifikatën e vaksinimit, Greqia: U hapën portat për turistët

Evropë

KE miratoi certifikatën e vaksinimit, Greqia: U hapën portat për turistët

Më: 17 mars 2021 Në ora: 17:59
Kyriakos Mitsotakis

Komisioni Europian miratoi zyrtarisht propozimin e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis  për certifikatën dixhitale “jeshile” pasi Presidentja Ursula von der Leyen paraqiti iniciativën Europiane për të siguruar lëvizjen e lirë midis shteteve anëtare të personave që kanë bërë vaksinën dhe kanë kaluar koronavirusin. Kreu i qeverisë greke Mitsotakis e ka cilësuar si fitore të madhe miratimin e certifikatës së vaksinimit pasi i hap rrugës lëvizjes duke krijuar premisat për një sezon të mirë turistik.

Certifikata e vaksinimit

“Unë isha i pari që ngrita çështjen e një certifikate të gjelbër vaksinimi dixhitale në mes të janarit, pasi kuptova se në një moment, në pranverë ose verë, evropianët do të ndienin nevojën për të udhëtuar dhe ne duhet ta bënim sa më të lehtë “sa më shumë të ishte e mundur“, i tha kryeministri grek CNN. “Unë jam shumë i lumtur që Komisioni ka miratuar këtë dhe që do të lehtësojë udhëtimet në mënyrë të konsiderueshme, diçka shumë e rëndësishme për Greqinë, e cila varet shumë nga turizmi“.

Kyriakos Mitsotakis përshkroi mënyrën në të cilën do të funksionojë certifikata e gjelbër. “Kjo është një provë e thjeshtë dixhitale që ju jeni vaksinuar ose jeni shëruar nga sëmundja e koronavirusit. Me një certifikatë të tillë, do të jetë e mundur të udhëtosh në vende të tilla si Greqia pa pasur nevojë të qëndrosh në karantinë, ose të testohesh në kufi. Unë besoj se kjo certifikatë do të kontribuojë në hapjen e portave të vendit për turistët, diçka që Greqia do ta bëjë zyrtarisht rreth 15 majit” tha ai.

Industria e udhëtimit dhe vendet e Evropës jugore që mbështeten tek turizmi si Greqia dhe Spanja, kanë kërkuar futjen me shpejtësi të këtij mekanizmi, që mund të ndihmojë në shmangien e karantinave dhe detyrimit për t’u testuar..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat