367 mijë të vaksinuar në 24 orë në Britani

Evropë

367 mijë të vaksinuar në 24 orë në Britani

Më: 23 mars 2021 Në ora: 16:41
Ilustrim

Fushata e vaksinimit vijon me ritme të shpejta në Mbretërinë e Bashkuar, ku më shumë se gjysma e qytetarëve e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19.

Autoritetet shëndetësore të Londrës kanë raportuar që ditën e djeshme vendi ka regjistruar mbi 5.300 raste covid dhe 17 viktima, shifra më e ulët në 6 muajt e fundit.  Në 7 ditët e fundit, numri i viktimave ka zbritur me 42% në krahasim me javën e kaluar, ndërsa numri i të infektuarve ka pësuar një ulje prej 4.7%.

Në Britaninë e Madhe, 28 milion persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës , ndërsa 2.3 milion të dy dozat. Në 24 orët e fundit, në Mbretërinë e Bashkuar janë injektuar 367 mijë doza vaksine.

Britania ka programuar rihapjen e vendit, duke nisur nga ditët e fundit të muajit Mars, me rikthimin fizik të nxënësve dhe studentëve nëpër shkolla.

Ndërsa në muajin Prill është parashikuar rikthimi gradual i aktiviteteve sportive dhe hapja e palestrave. Në fund të muajit Prill është programuar hapja e pubeve dhe restoranteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat