​Borrell: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, përparësi për BE dhe SHBA

Evropë

​Borrell: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, përparësi për BE dhe SHBA

Më: 24 mars 2021 Në ora: 21:04
Josep Borrell në takim me Antony Blicken

Ballkani Perëndimor ishte një nga temat e takimit të parë zyrtar të mbrëmjes midis shefit të diplomacisë së BE, Josep Borrell dhe sekretarit të Shtetit, Antony Blicken.

"Sekretari i Shtetit ka qenë i angazhuar për çështjen e Ballkanit Perëndimor për një kohë të gjatë.

Për Ballkanin Perëndimor, perspektiva evropiane mbetet një përparësi si për BE ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara," tha Borrell pas takimit.

Ai theksoi se BE dhe SHBA do të punojnë së bashku dhe do të shmangin çdo lloj "konkurrence" për të mbështetur pajtimin, për të përmirësuar qeverisjen, qëndrueshmërinë dhe reformat kryesore që do të mundësojnë integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat