Venediku ndalon ankorimin e anijeve të mëdha

Evropë

Venediku ndalon ankorimin e anijeve të mëdha

Më: 26 mars 2021 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Qeveria italiane ka bërë të ditur se anijet e mëdha për pasagjerë, përkohësisht do të ankorohen në portin Marger – që do të thotë se nuk do të guxojnë t’i afrohen qendrës së Venedikut.

Ministrat e Ambientit, Kulturës, Turizmit dhe Infrastrukturës, kanë vendosur që përkohësisht të gjithë anijet të ankorohen në Marger – për të mbrojtur trashëgiminë kulturore që nuk i përket vetëm Italisë por edhe botës, thuhet në një kumtesë të përbashkët.

Katër ministrat janë pajtuar gjatë një video-konference që t’i mbajnë sa më larg Venedikut, për ta ruajtur trashëgimin kulturore. Anijet në Venedik prej vitesh janë burim i debateve të ashpra.

Kritikët thonë se anijet turistike janë “të këqija për sy” dhe paraqesin një lloj rreziku për ambientin – duke i kontribuar edhe turmave të pakontrolluara të turistëve, ndërkaq ata që kundërshtojnë këtë ide se thonë se kjo industri po hap vende të reja pune për këtë qytet italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat