Mbretëresha britanike merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Evropë

Mbretëresha britanike merr dozën e dytë të vaksinës kundër Covid-19

Më: 1 prill 2021 Në ora: 08:44
Mbretëresha britanike

Mbretëresha britanike ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Monarkja bëri daljen e parë publike pas 5 muajsh teksa vizitoi Memorialin e Forcave Ajrore të Komonuelthit në Runnymede, Surrey, për të shënuar 100 vjetorin e Forcës Ajrore Mbretërore Australiane.

Ndërsa Pallati Buckingham nuk ka konfirmuar ende zyrtarisht se monarkja ka marrë dozën e dytë të vaksinës së koronavirusit, një person i brendshëm është shprehur “është e qartë” që ajo është vaksinuar.

Mbretëresha dhe Filipi morën dozat e para në 9 Janar.

“Duke qenë se Mbretëresha ka vendosur të bëjë një paraqitje publike 12 javë pas njoftimit për marrjen e vaksinës së saj të parë është e qartë që ajo tashmë ka marrë të dytën. Ndihmeësit nuk do të donin ta vinin në rrezik.”, ka thënë burimi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat