​Kroaci: 67% e personave të testuar kanë llojin britanik të koronavirusit

Evropë

​Kroaci: 67% e personave të testuar kanë llojin britanik të koronavirusit

Më: 1 prill 2021 Në ora: 12:34
Foto ilustrim

Ministri i Shëndetësisë, Willy Berosh, informoi sot qeverinë kroate për situatën epidemiologjike dhe vuri në dukje se 67 për qind e atyre që testohen në vend kanë llojin britanik të virusit korona.

"Rritja e numrit të të infektuarve rishtas (2.422) flet shumë për seriozitetin e situatës. Sot, ka dy herë më shumë njerëz në respiratorë krahasuar me fillimin e marsit. Deri më sot, ka 144 persona në aparat respirator, "tha Berosh në pjesën e hapur të seancës së qeverisë.

Duke pasur parasysh festat e Pashkëve, ai tha se infeksioni mund të parandalohet duke respektuar masat.

Duke u bërë thirrje qytetarëve të respektojnë masat, Berosh tha se 540.845 doza vaksine u dorëzuan në Kroaci, nga të cilat 463.003 ose 86 për qind u përdorën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat