Protesta në Sarajevë: Nuk dua të shkoj në Serbi, dua vendin tim!

Evropë

Protesta në Sarajevë: Nuk dua të shkoj në Serbi, dua vendin tim!

Më: 6 prill 2021 Në ora: 14:50
Protesta në Sarajevë

Protestat në Sarajevë janë ende duke vazhduar dhe qytetarët janë aktualisht përpara ndërtesës së Qeverisë së Federatës së Bosnjë dhe Hercegovinës.

Siç kujtojnë mediat vendase, protestat organizohen nën moton “Lufta për jetën” dhe po kërkohen dorëheqjet e atyre që janë përgjegjës për mos prokurimin e vaksinave kundër COVID-19.

“Ata ushqehen, ata jetojnë me paratë e mia. Ky është shteti, ky është populli im! Unë dua vaksinën! Për nënën time, gjyshen time… Unë nuk dua të shkoj në Serbi dhe Kroaci, unë dua vendin tim…”, shkruan në një nga mesazhet nga të mbledhurit.

Kështu, siç thuhet më tej, pjesëmarrësit në protestat e sotme në Sarajevë, kanë kërkuar edhe dorëheqjen e politikanëve për faktin se imunizimi masiv i qytetarëve nuk ka filluar ende.

“Parazitët, jashtë” dhe “ne duam vaksinat” janë gjithashtu disa nga mesazhet.

Ndryshe, vetëm në 24 orët e fundit, 1.093 raste të tjera të infeksionit me coronavirus janë konfirmuar në Bosnjë dhe Hercegovinë, nga të cilat 628 në Federatën e BeH, 442 në Republikën Srpska dhe 23 në Rrethin Brçko.

Si rezultat i infeksionit, vdiqën 99 persona, nga të cilët 33 në Republika Srpska, 63 në Federatën e BeH dhe tre në Brçko. 
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat