Rusia duket se po e vret ngadalë Alexei Navalnyn

Evropë

Rusia duket se po e vret ngadalë Alexei Navalnyn

Më: 7 prill 2021 Në ora: 10:28
Alexei Navalny

Alexei Navalny, kundërshtari i shquar i presidentit rus, Vladimir Putin, është i burgosur në kushte që shkaktojnë torturë dhe duket se ngadalë po e vret atë, tha të mërkurën grupi i të drejtave të njeriut Amnesty International.

Kjo e fundit tha se opozitari rus, i cili vitin e kaluar u helmua me një agjent nervor të gradës ushtarake, tani po i nënshtrohej privimit të gjumit dhe nuk ka qasje te ndonjë mjek i besueshëm në burg.

“Rusia, autoritetet ruse, mund ta vendosin atë në një situatë të një vdekjeje të ngadaltë dhe duke kërkuar të fshehin atë që po ndodh me të”, tha Agnes Callamard, sekretarja e përgjithshme e Amnesty International.

Navalny ka hyrë në grevë urie javën e kaluar në një përpjekje për të detyruar burgun që e mbante jashtë Moskës t’i siguronte atij kujdesin e duhur mjekësor për atë që tha se ishte dhimbje akute në shpinë dhe këmbë.

Politikani rus u burgos në muajin shkurt dhe pritet të qëndrojë së paku dy vjet e gjysmë shkaku i shkeljes së një dënimi me kusht, raporton reuters.

Moska, e cila ka hedhur dyshime mbi helmimin e tij, e përshkruan Navalnyn si një ngatërrestar të mbështetur nga Perëndimi i vendosur për destabilizimin e Rusisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat