Ambasada e Mianmarit në Londër “okupohet” nga atasheu ushtarak

Evropë

Ambasada e Mianmarit në Londër “okupohet” nga atasheu ushtarak

Më: 8 prill 2021 Në ora: 08:00
Kyaw Zwar Minn

Ambasadori i Mianmar në Londër ka kaluar natën në makinën e tij pasi tha se ai ishte mbyllur nga ambasada e tij.

Kyaw Zwar Minn tha që stafit iu kërkua të largohej nga ndërtesa nga atasheu ushtarak i Mianmarit të mërkurën në mbrëmje dhe atij iu tha se ai nuk ishte më përfaqësuesi i vendit.

Ushtria e Mianmarit morri pushtetin përmes grusht shtetit më 1 shkurt, duke shkaktuar kështu një javë të tërë protestash dhe duke përshkallëzuar dhunën.

Kyaw Zwar Minn ka bërë thirrje që udhëheqësja e rrëzuar Aung San Suu Kyi të lirohet.

Deri më tani, më shumë se 500 njerëz, përfshirë edhe dhjetra fëmijë, janë vrarë gjersa protestuesit pro-demokracisë kërkojnë një kthim në pushtet të udhëheqëses Suu Kyi dhe partisë së saj.

I dërguari i Mianmarit në Londër e ka përshkruar situatën si një “lloj grusht shteti në mes të një shteti tjetër, në mes të Londrës”.

Ambasadori ishte fotografuar duke qëndruar në rrugë jashtë ambasadës në Mayfair të Londrës duke folur me oficerët e forcës së Policisë Metropolitane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat