“Unë e vrava nënën time” – I riu e vret nënën, pastaj var veten

Evropë

“Unë e vrava nënën time” – I riu e vret nënën, pastaj var veten

Më: 9 prill 2021 Në ora: 11:03
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një dramë familjare ka tronditur zonën e Mantova të Italisë.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur të enjten, para orës 13:00.

Siç bëhet e ditur, një 27-vjeçar në Gazoldo degli Ippoliti mbyti nënën e tij 59-vjeçare dhe më pas telefonoi në 118.

Por para se të mbërrinin ekipet e emergjencës, ai mori jetën edhe vetes.

Viktimat janë Luca Zapparoli dhe Licia Iori.

“Unë e vrava nënën time”, citohet të ketë thënë 27-vjeçari në telefonatën e bërë në 118, duke u varur menjëherë pas kësaj.

Ata u përpoqën ta thërrisnin përsëri, pa marrë përgjigje.

Pasi u gjet gjurma e telefonatës, ambulancat dhe karabinierët u dërguan në vendngjarje, por për të dy ishte tepër vonë: trupi i nënës ishte në dhomën e gjumit, djali ishte varur.

Me sa duket të dy po trajtoheshin në shërbimet psikiatrike.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat