Ekzekutohet para shtëpisë gazetari i kronikës

Evropë

Ekzekutohet para shtëpisë gazetari i kronikës

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:39
Gazetari i vrarë George Karaivaz

Ekzekutohet me armë zjarri gazetari grek George Karaivaz.

Ai u qëllua të paktën me 6 plumba pranë banesës së tij në Alimos nga persona ende të paidentifikuar.

Sipas mediave greke, sulmi i armatosur u krye nga dy persona që përdorën një motor tip skuter, përcjell Ora News.

Dëshmitarët flasin për vrasje me silenciator, pasi në zonë nuk janë dëgjuar të shtëna armësh.

Policia greke ka rrethuar zonën dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe arrestimin e tyre.

Kujtojmë se Karaivaz punonte si gazetar i kronikës së zezë për Star Channel.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat