Udhëheqësit e shteteve britanike reagojnë për Princin Philip

Evropë

Udhëheqësit e shteteve britanike reagojnë për Princin Philip

Më: 9 prill 2021 Në ora: 21:59
Mbretëresha dhe Princi Philip

Udhëheqësit e disa prej shteteve të Mbretërisë së Bashkuar i kanë dërguar ngushëllimet e tyre familjes mbretërore për Princin Philip. “Kombi vajton së bashku me Mbretëreshën”, është kjo deklarata e kryeministrit britanik Boris Johnson pas vdekjes së Dukës e Edinburgut.

Ai është shprehur se familja mbretërore ka humbur “jo vetëm një figurë publike shumë të dashur dhe shumë të respektuar, por një burrë të devotshëm, një baba krenar dhe një gjysh të dashur dhe vitet e fundit edhe stërgjysh”.

“Ne vajtojmë me Madhërinë e saj mbretëreshën, i shprehim ngushëllimet asaj dhe gjithë familjes dhe ne e falenderojmë, si komb dhe mbretëri, për jetën dhe veprën e jashtëzakonshme të Princit Philip, Dukës së Edinburgut”, tha ai.

Johnson në postimin e tij në Twitter tha se Duka do të mbahet mend mbi të gjitha për “mbështetjen e tij të palëkundur” për Mbretëreshën.

“Ai mishëronte një brez që nuk do ta shohim më kurrë”, tha kryeministri australian, Scott Morrison në një deklaratë.

Ish-kryeministrja e Australisë Julia Gillard, është shprehur se duka përpos detyrave që realizonte mbi të gjitha ishte një njeri që karakterizohej nga humori gjithnjë.

Kryeministri i Maltës, Robert Abela i dërgoi një mesazh privat Mbretëreshës dhe tha se me të vërtetë ndihet i pikëlluar nga humbja e Princit Philip, i cili e bëri Maltën shtëpinë e tij dhe u kthye kaq shpesh këtu. “Populli ynë do ta ruajë gjithnjë kujtesën e tij” .

Princi Philip u shua në moshën 99 vjeçare dhe për vite me radhë ai qëndroi gjithmonë krah Mbretëreshës në çdo eveniment apo ngjarje me rëndësi historike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat