Protestuesit sfidojnë thirrjet për qetësi, përshkallëzohet dhuna në Belfast

Evropë

Protestuesit sfidojnë thirrjet për qetësi, përshkallëzohet dhuna në Belfast

Më: 9 prill 2021 Në ora: 23:23
Belfast

Policia në Irlandën Veriore ka përdorur topa uji për të parën herë pas gjashtë vjetësh të premten, teksa janë munduar që të shpërndajnë protestuesit që kanë hedhur gurë, fishekzjarrë dhe bombola benzine drejt policëve gjatë një tjetër nate të dhunës në Belfast.

Dhuna ka shpërthyer javën e shkuar teksa tensionet janë përshkallëzuar midis komuniteteve protestante dhe katolike në Irlandën Veriore shkaku i izolimit për COVID-19 dhe rregullave të tregtisë pas Brexit-it që kanë pasoja si ekonomike ashtu edhe politike për vendin.

Vala e fundit e dhuna ka ndodhur me gjithë thirrjet për qetësi nga kryeministri britanik, Boris Johnson, kryeministri irlandez, Michael Martin dhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ministria për Drejtësi e Irlandës Veriore, Naomi Long, nga Partia centriste e Aleancës, ka bërë thirrje për përfundimin e skenave “dëshpëruese dhe të pamatura”.

“Skenat e tilla duhet të marrin fund para se dikush të humbë jetën”, ka shkruar ajo të enjten në Twitter.

Irlanda Veriore ka qenë e përfshirë në shpërthime sporadike të dhunës rrugore që nga arritja më 1998 e marrëveshjes së Premtes së Mirë, me anë të së cilës iu dha fund gjakderdhjeve që rezultuan me më shumë se 3.000 të vdekur.

Ndonëse marrëveshja paqësore u dha fund vrasjeve, tensionet kanë vazhduar mes atyre që e konsiderojnë veten britanikë dhe duan që të mbesin pjesë e Mbretërisë së Bashkuar dhe atyre që kërkojnë ribashkim me Republikën e Irlandës në jug. Të dyja palët e debatit kanë ndarje kryesisht sipas vijave fetare, me ç’rast protestantët përgjithësisht e favorizojnë status quonë, ndërsa katolikët bëjnë fushatë për ribashkim.

Dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian ka pikën e fundit ndezëse të këtyre tensioneve, midis shqetësimeve për kufirin ndërmjet Irlandës Veriore dhe Republikës së Irlandës, anëtare të BE-së. Në përpjekjen për mbajtjen hapur të kufirit, Britania është pajtuar që të ndërmarrë disa kontrolle të mallrave në portet e Irlandës Veriore në vend se në kufi, që njëherësh është kufiri i vetëm tokësor i Britanisë me BE-në.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat