KE: Asnjë arsye për të ndaluar dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Evropë

KE: Asnjë arsye për të ndaluar dozën e dytë të vaksinës AstraZeneca

Më: 10 prill 2021 Në ora: 08:00
Ilustrim

Nuk ka asnjë arsye për të ndaluar dozën e dytë të AstraZeneca, deklaroi një zëdhënës i Komisionit Europian,

I pyetur për sigurinë e vaksinës së kompanisë farmaceutike anglo-suedeze, zëdhënësi vuri në dukjes sërish mendimin pozitiv të shprehur nga EMA.

Sipas të cilit “përfitimet e vaksinimit me AstraZeneca janë më të mëdha se rreziqet”, raporton ATSh.

KE shpreson që shtetet anëtare të mbajnë një qasje të qëndrueshme ndaj vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca, duke përsëritur rëndësinë “që njerëzit të kenë besim te vaksinat dhe në proceset që i lejojnë ato të hidhen në treg”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat