Kundërshtojnë mbylljen, protestë për hapjen e bareve dhe restoranteve në Romë

Evropë

Kundërshtojnë mbylljen, protestë për hapjen e bareve dhe restoranteve në Romë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:55
Foto

Ditën kur pothuajse e gjithë Italia kthehet në zonën portokalli, ardhja e 2.2 milion doza të vaksinës anti-Covid u njoftua këtë javë. Ndërkohë, kryeministri bullgar Bojko Borisov ka bërë të ditur se kontratat e reja që BE negocion me Pfizer  për një furnizim deri në 1.8 miliardë doza për 2022-2023, do të kenë një “çmim dukshëm më të lartë “. Ndërkohë Roma është përfshirë nga protestat e pronarëve dhe punonjësve të bareve, lokaleve dhe restoranteve që kundërshtojnë mbylljen. Nuk munguan tensionet dhe përplasjet me policinë.

Dhjetëra italianë po protestojnë prej orësh në afërsi të parlamentit italian në Romë. 

Manifestuesit janë kryesisht pronarë e punonjës në bare, lokale, restorante. 

Mjaft prej tyre janë të organizuar në lëvizjen “Io Apro” (Unë hap), në protestë kundër masave anti-Covid të qeverisë Draghi.

Urdhërsa e fundit e qeverisë italiane parashikon zgjatjen e mbylljes së aktiviteteve të tyre të paktën deri në fund të muajit prill.

Manifestimi i sotëm është i paprogramuar e pa lejen e autoriteteve policore. 

Protestuesit nuk pajtohen me rregullat e vendosura që lejojnë hapjen e diferencuar të disa aktiviteteve e jo një rregull të barabartë për të gjithë. 

Aktualisht në Itali janë hapur parukeritë e dyqanet e veshjeve por jo lokalet, baret, restorantet e shumica e vendit është jo më një zonë e kuqe me rrezik mjaft të lartë infektimi. 

Manifestimi i sotëm është mbarë kombëtar. 

Mjaft prej organizuesve kanë mbërritur nga qytete të tjera italiane të tjerë janë ndaluar nga forcat e rendit në hyrje të kryeqytetit italian ndërsa po tentonin të mbërrinin të organizuar me autobusa. 

Manifestimi vazhdon prej orësh e herë pas herë ka momente tensione e perplasje fizike me forcat e rendit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat