Merkel: Situata është serioze, nevojitet bllokim urgjent

Evropë

Merkel: Situata është serioze, nevojitet bllokim urgjent

Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:37
Angela Merkel

Frenimi federal i emergjencës është i vonuar, sepse situata është serioze dhe të gjithë duhet ta marrim seriozisht, tha kancelarja gjermane Angela Merkel në një deklaratë të shkurtër për shtypin pas këshillit të ministrave në Berlin.

“Sidoqoftë, vendimi është sa i rëndësishëm, aq edhe urgjent”, vazhdoi Merkel.

“Ne duhet të bëhemi më të rreptë dhe të qëndrueshëm në luftën kundër pandemisë. Është tepër vonë të veprosh kur njësitë e kujdesit intensiv janë plot dhe tani i takon shtetit dhe qytetarëve që të mos lënë mjekët dhe infermierët pa mbështetje nëpër spitale”, shto ajo, raporton ATSh.

Kabineti gjerman ka miratuar një rregullore kombëtare për të luftuar COVID-19, që do të anulojë kështu masat në nivelin e landeve.

Legjislacioni, i quajtur “frenim emergjent” nënkupton një orë policore lokale dhe mbylljen e dyqaneve jothelbësore, nëse numri i infeksioneve në ndonjë pjesë të vendit rritet më shumë se incidence kombëtare.

Ky ligj ka ende nevojë për miratim në parlament, ku qeveria po përpiqet të përdorë procedurat e përshpejtuara për ta arritur atë sa më shpejt.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat