Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

Evropë

Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Mjaftuan dy ditë pas publikimit të paketës së udhëtimit për vaksinim në Serbi, dhe agjencia e Viaggi Salvadori di via Ugo Bassi në Bolonja u mbyt nga kërkesat, thotë Corriere della Sera.

500 të tilla i kanë mbërritur nga i gjithë vendi, e madje edhe nga një Italian rezident në emiratet e bashkuara arabe. Një ortek i mirëfilltë kërkesash që ka vendosur nën trysni edhe mundësitë e vetë agjencisë për t`i bërë ballë. Një nga arsyet e këtij interesimi masiv nga ana e italianëve është fakti që duan të shkojnë aty ku mund të zgjedhin vetë se çfarë vaksine duan të bëjnë.

Në bazë të mundësisë ekonomike të gjithsecilit, ofrohen modalitete të ndryshme transporti, fluturime me avionë të linjës, fluturime me charter, udhëtime në rrugë tokësore. Mes atyre që duan të imunizohen në Serbi, shumica kërkojnë Pfizerin, megjithatë ka edhe kërkesa specifike për Sputnikun rus. Në Itali nuk ma bëjnë vaksinën ruse, por unë atë dua, i ka thënë dikush operatorëve të agjencisë në fjalë. E përditshmja italiane shkruan sakaq se fluksi i madh i kërkesave ka vene nën presion edhe vetë qeverinë serbe së cilës i duhet të menaxhojë situatën, ndaj të interesuarit nuk mund të nisen pa lënë më parë takim ndërsa orari i përcaktuar i komunikohet disa ditë përpara.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat