Danimarka ndërpret krejtësisht vaksinën AstraZeneca

Evropë

Danimarka ndërpret krejtësisht vaksinën AstraZeneca

Më: 15 prill 2021 Në ora: 08:07
Foto ilustrim

Danimarka ndërpret plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të efekteve anësore të rralla, por serioze.  

Danimarka vendosi të ndalojë krejtësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca, duke u bërë vendi i parë evropian që e bën këtë.

Ky vendim zyrtar pason pezullimin përkohësisht të kësaj vaksine më 11 mars si një masë paraprake pas dyshimeve fillestare që lindën për shkak se ndër disa prej personave të vaksinuar me AstraZeneca u konstatuan disa lloje të rralla mpiksjeje gjaku. Danimarka ishte vendi i parë që bëri pezullimin, shembull që u ndoq përkohësisht edhe prej vendesh të tjera. Sot shumë prej tyre po e përdorin vaksinën vetëm për njerëzit e moshuar.

Image

Vendimi për ndalimin e plotë të vaksinës AstraZeneca do të thotë që përfundimi i planifikuar i skemës së vaksinimit në Danimarkë do të jetë nga fillimi i gushtit dhe jo më 25 korrik, siç kishin planifikuar autoritetet shëndetësore.

1.8 miliardë doza vaksine nga BioNTech-Pfizer

Kryesuesja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se deri në vitin 2023 BE-ja planifikon të porosisë 1.8 miliardë doza vaksine nga BioNTech-Pfizer.

Von der Leyen tha se BE ka besim te kjo vaksinë, e cila ka qenë deri tani shtylla kryesore e fushatës së vaksinimit në BE.

Image
Qendër vaksinimi në Këln

Kryesuesja e Komisionit tha gjithashtu se BE-ja ka porositur për tremujorin e dytë të këtij viti 50 milion doza të kësaj vaksine, pasi prodhuesit e vaksinës Johnson & Johnson i pezulluan dërgesat e tyre.

Gjermania njoftoi më 30 mars se nuk do të ofrojë më vaksinën e AstraZenecas për personat e moshës nën 60 vjeç për shkak të dyshimeve të mundshme për raste të rralla tromboze./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat