Konferencë për media me tone të ashpra/ Përplasen ministrat e Jashtëm të Greqisë e Turqisë, ja replikat

Evropë

Konferencë për media me tone të ashpra/ Përplasen ministrat e Jashtëm të Greqisë e Turqisë, ja replikat

Më: 16 prill 2021 Në ora: 11:04
Pamje nga konferenca

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias dhe homologu i tij turk Mevlut Çavusoglu u përplasën të enjten gjatë një konference shtypi jashtëzakonisht të nxehtë të mbajtur në Ankara.

Sipas mediave helene shpërthimi i djeshëm i Dendias është provokuar nga takimi i mëparshëm me Presidentin turk Erdogan, ku vetë ai ka nisur provokimet, dhe më pas i ka vijuar edhe ministri i tij i jashtëm, Mevlüt Çavusoglu. Mediat greke raportojnë se Nikos Dendias kishte një urdhër të qartë nga Kryeministri Kyriakos Mitsotakis për t’iu përgjigjur në përputhje me rrethanat deklaratave provokuese të Turqisë.

Në të dy takimet, pala turke ngriti çështjen e pakicës myslimane në Trakinë Perëndimore, por gjithashtu nevojën për të ngritur komitete të përbashkëta për restaurimin e monumenteve osmane në Greqi. Turqia akuzoi Greqinë për 18,000 kthime të migrantëve, diçka që Athina e refuzoi.

Nga ana tjetër, të dy liderët përshëndetën rinisjen e bisedimeve eksploruese midis Athinës dhe Ankarasë dhe bënë thirrje për një de-përshkallëzim të tensionit.

“Greqia dhe Turqia janë të destinuara të jetojnë së bashku në një rajon me shumë probleme komplekse”, tha Dendias.

Dendias gjithashtu sulmoi shkeljet “konstante” turke të hapësirës ajrore Greke dhe Ligjin e Detit, duke paralajmëruar Ankaranë se veprimet e saj në Egje dhe Mesdheun Lindor po minojnë aspiratat e saj për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nëse kjo është ajo që Turqia dëshiron – dhe unë sigurisht shpresoj që ta bëjë – atëherë ajo duhet të fillojë të respektojë Ligjin e Detit”, tha Dendias, duke shtuar se kërcënimi i Turqisë për Greqinë “është një qëndrim jo në përputhje me marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë”.

“Turqia vazhdon të refuzojë Konventën e KB mbi Ligjin e Detit. Një shembull tipik është memorandumi turko-libian që është dënuar nga Këshilli Evropian”, tha Dendias.

“Nëse akuzoni rëndë vendin tim dhe njerëzit përpara shtypit, unë duhet të kem mundësinë të të përgjigjem”, tha Cavusoglu, ndërsa theksoi eksplorimet sizmike të Turqisë në Lindjen e Mesme janë “plotësisht të ligjshme”.

Cavusoglu gjithashtu tha se e drejta e myslimanëve në Traki për të “quajtur veten turq është një e drejtë njerëzore, pavarësisht si quhen nga traktatet”.  Ai gjithashtu hodhi poshtë komentet e Dendias mbi sanksionet e mundshme të BE si “të papranueshme”. “Ju nuk prisnit që unë të veproja sikur asgjë nuk po ndodhte në Egje dhe Mesdheun Lindor”, u përgjigj tha Dendias.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat