Vuçiq: Të gjithë në Ballkan duhet të flasim me një zë që të hyjmë së bashku në BE

Evropë

Vuçiq: Të gjithë në Ballkan duhet të flasim me një zë që të hyjmë së bashku në BE

Nga: F.B Më: 20 prill 2021 Në ora: 10:36
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar mbrëmë se BE nuk do t’i pranojë ata, pasi nuk kanë kapacitete dhe se të gjithë në Ballkan duhet të flasin me një zë, që së bashku të hyjnë në BE, shkruajnë mediat serbe, përcjell “Bota Sot”.

Ai u shpreh se në këtë moment kjo nuk është reale, në përgjigje të pyetjes se pse 6 vendet e Ballkanit me gjithë problemet që kanë nuk do mundnin për shkak të paqes të hyjnë së bashku në BE.

"Nuk na pranojnë në BE sepse ata aktualisht nuk kanë kapacitet të pranojnë askënd”, tha Vuçiq.

Ai shtoi se përherë angazhohet dhe nuk ka probleme me atë që të kërkojnë të dalin me një zë rreth hyrjes së përbashkët në BE.

Në vërejtjen e gazetari të “Face” Senad Haxhifejziç, se nuk mendon në mini Shengen dhe do bëhet “bela” nëse nuk hyjnë në BE, Vuçiq tha bela do të jetë nëse vetë nuk i zgjidhin problemet.

“Serbia nuk i ka borxh asgjë Bosnjës dhe Hercegovinës, nëse i ka le ta dërgojë llogarinë. Na dërgoni atë llogari dhe do ta paguajmë, mos të shpikim gjëra”, tha Vuçiq duke shtuar se BE nuk do pranojë tash as Serbinë As BeH. Të gjithë jemi në rrugën evropiane, por derisa afrohemi duhet të punojmë se bashku dhe jetojmë më mirë dhe të dalim unik njëzëshëm tha Vuçiq.

Por ai theksoi se çfarëdo që propozon ai, i thonë se po bëjmë Serbinë e Madhe, në pyetjen se vendet e Ballkanit nuk i bëjnë ultimatum BE-së, Vuçiq tha “me çka të kërcënohen ata” duke shtuar se duhet të jemi më të afërt me njëri-tjetrin.

Në pyetjen çfarë do të bënte po të ishte kryeministër i BeH, Vuçiq tha se do mendonte për infrastrukturën, ekonominë, sepse BeH ka potenciale ekonomike edhe shanse serioze, por kërkohet angazhim edhe punë në çështjet ekonomike e jo politike.

Lidhur me deklaratat se BeH po e “nxjerrin” nga Dejtoni dhe nuk i intereson ekonomia apo se Dodik shfrytëzon secilin fjalim për bllokadë, Vuçiq tha shteti nuk ka ardhur deri në shkatërrim.

"Mos u ankoni, filloni të punoni, nëse punoni do të jetoni ma mirë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat