Franca largon kufizimet e udhëtimit të brendshëm nga 3 maji

Evropë

Franca largon kufizimet e udhëtimit të brendshëm nga 3 maji

Më: 23 prill 2021 Në ora: 00:25
Kryeministri i Francës, Jean Castex

Kryeministri i Francës, Jean Castex, ka thënë se i kanë larguar kufizimet e udhëtimit brenda shtetit.

Nga tre maji, francezët do të mund të shkojnë më larg se 10 kilometra nga shtëpia e tyre, pasi masat e tanishme në fuqi ishin që askush nuk ka mundësi të lëviz më larg se 10 kilometra nga vendi i banimit.

Ky njoftim erdhi derisa autoritetet franceze thanë se gjendja shëndetësore e qytetarëve nga koronavirusi ishte “duke u përmirësuar”.

“Kulmi i valës së tretë të pandemisë duket të jetë prapa nesh”, tha Castex, në një konferencë për media.

Ai më tej tha se bizneset jothelbësore, aktivitetet kulturore, aktivitetet sportive dhe kafenetë mund të rihapen “rreth mesit të majit”, nëse situata me pandeminë nuk është e rëndë, shkruan Euronews.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat