COVID-19: Turqia përgatitet për mbylljen e parë në pandemi

Evropë

COVID-19: Turqia përgatitet për mbylljen e parë në pandemi

Më: 29 prill 2021 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Rrugët janë të mbushura me njerëz, qendrat tregtare janë të zëna dhe trafiku është i dendur.

Kjo është gjendja e Turqisë, derisa janë duke u përgatitur për të hyrë në një bllokim të plotë të lëvizjes, kjo për të ndaluar rritjen e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga SARS CoV-2

Vitin e kaluar ky shtet ishte parë si një histori suksesi për veprimin e hershëm për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kjo u vlerësua shumë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Një vit më pas, Turqia është ndër vendet më të prekura nga COVID-19, me shkallën më të lartë të të infektuarve në Evropë.

Ankaraja është ende krenare për numrin e ulët të të vdekurve nga koronavirusi, ku është rreth 39 mijë persona. Autoritetet e atjeshme thonë se situata është ende nën kontroll, por se rritja e numrit të rasteve ditëve të fundit është shqetësuese, në prill kishte ditë kur ishin shfaqur 60 mijë raste të reja pozitive me COVID-19.

Në Turqi deri tani janë vaksinuar 22 milionë njerëz nga 82 milionë sa janë gjithsej. Ky shtet ka përdorur kryesisht vaksinën kineze “Sinovac” dhe më pak atë “Pfizer-Biontech”.

Sipas masave të reja të kufizimit njerëzit duhet të qëndrojnë më shumë në shtëpi, përpos atyre që kanë ndonjë nevojë për të blerë gjëra si dhe për trajtim mjekësor.

Shkollat do të jenë të mbyllura dhe do të vendosen masa të rrepta për qarkullimin e autobusëve, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat