Princi Charles i revoltuar ndaj Harry-t

Evropë

Princi Charles i revoltuar ndaj Harry-t

Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:04
Princi Charles, Harry

Udhëtimi i Princit Harry në shtëpi për ceremoninë e varrimit të gjyshit nuk solli rregullimin e marrëdhënieve familjare me babanë dhe vëllain e tij.

Sipas vëzhguesve mbretëror, Princi Charles është akoma i revoltuar për intervistën e bujshme të djalit të tij me Oprah Winfrey.

“Charles është ende i inatosur në lidhje me Harriy-n që foli keq për të dhe familjen mbretërore në intervistën e bujshme dhe nuk do ta kalojë aq lehtë”, -tha një burim i brendshëm për gazetarët e US Weekly.

Burimi shtoi se gjatë kohës që Harry shkoi në Mbretërinë e Bashkuar për varrimin e Princit Philip, ai dhe Charles mezi komunikuan dhe nuk i zgjidhën mosmarrëveshjet e tyre.

Pas gjërave që u thanë në intervistën e Harry-t dhe Meghan Markle me Oprah-n, duket se Charles është bindur dhe ai “beson se djali i tij nuk e meriton privilegjin e të qenit mbretëror”.

Së fundmi, një ekspert pranë familjes mbretërore ka treguar se Duka Harry ishte i lënduar dhe i zemëruar nga mënyra sesi Meghan po trajtohej në Pallatin Mbretëror, ndaj gjeti mundësinë të “shfrynte” zemërimin tek Oprah. Megjithatë sipas ekspertit, ai tashmë ndihet i penduar dhe i turpëruar për atë intervistë.

Për revistën “Closer”, burimi ka treguar se tipi i Harry-t është impulsiv ndaj ka reaguar pa u menduar mirë, ndaj ka bërë diçka që s’mund ta kthejë më.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat