Në shitje vetura që dikur i takonte Mbretëreshes Elizabeth II

Evropë

Në shitje vetura që dikur i takonte Mbretëreshes Elizabeth II

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:09
Vetura e Elizabeth II

Ishte një makinë e përshtatshme për një mbretëreshë, por së shpejti mundësi shëtitjeje me të mund të ketë kushdo i interesuar dhe i gatshëm për të paguar një shumë të lartë të hollash.

Një Bentley i tipit Mulsanne, e rrallë dhe me ngjyrë të gjelbër , dikur në pronësi të Mbretëreshës Elizabeth II, do të dalë në ankand me një shumë të madhe prej 250 mijë dollarësh.

Nga viti 2013 deri në vitin 2015, Mbretëresha përdori këtë makinë në Pallatin Buckingham, dhe pastaj u çaktivizua nga përdorimi mbretëror, shkruan The Sun.

Image

Me vetëm 2,000 milje në kilometrazhin e tij dhe, jo për t’u habitur, një “histori shërbimi perfekte”, e famshmja, Piston Heads thotë se: “Është shumë kënaqësi që ne jemi në gjendje të paraqesim në ankand një veturë si kjo”.

“Kjo veturë me motor Bernato Green ishte më parë në pronësi të Mbretëreshës HM Elizabeth II dhe ishte në shërbim me ‘Shtëpisë Mbretërore’ nga viti 2013 deri në vitin 2015, teksa u përdor ekskluzivisht për të transportuar Madhështinë e saj”, thanë burime pranë, Piston Heads.

Zëdhënësit për informim nga Piston Heads, thonë se vetura me histori si kjo, janë të rralla.

Image

“Ky automjet do të bënte një shtesë të jashtëzakonshme në çdo koleksion dhe është jashtëzakonisht e rrallë të gjesh një makinë me prejardhje dhe histori të tillë, veçanërisht kur lidhet me monarkun tonë me mbretërinë më të gjatë”, thanë ata.

Ndryshe, për mirëmbajtjen e tipit “Mulsanne” u kujdes posaçërisht, Jack Barclay Bentley, ndërsa ishte në shërbim të Mbretëreshës – dhe u kthye përsëri në Bentley Motor Cars në vitin 2015.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat