Macron: SHBA t’i japë fund ndalimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19

Evropë

Macron: SHBA t’i japë fund ndalimit të eksportit të vaksinave antiCOVID-19

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:56
Presidenti francez, Emmanuel Macron

Presidenti francez, Emmanuel Macron i kërkoi sot SHBA-së të heqë të gjitha kufizimet për eksportin e vaksinave dhe përbërësve të vaksinave kundër COVID-19.

“I kërkoj shumë qartë SHBA-së t’i japë fund ndalimeve të eksportit, jo vetëm të vaksinave, por edhe të përbërësve të këtyre vaksinave që pengojnë prodhimin”, theksoi Macron.

Çelësi për të prodhuar sa më shpejt vaksina për vendet e varfëra dhe vendet ndërmjetëse, është të prodhosh shumë, të heqësh ndalimet për eksportin”, nënvizoi ai.

Deklaratat i bëri në një konferencë shtypi në samitin social të BE-së në Porto.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat