Rreziku nga raketa kineze, Greqia pezullon fluturimet ushtarake

Evropë

Rreziku nga raketa kineze, Greqia pezullon fluturimet ushtarake

Më: 8 maj 2021 Në ora: 23:07
Foto

Greqia ka marrë masa lidhur me rrezikun nga raketa hapësinore kineze që do të rrëzohet në Tokë orët në vijim.

“Protothema” shkruan se forcat greke të sigurisë kanë kaluar në gatishmëri të pjesshme, për shkak se Greqia është në zonën e rrezikut, edhe pse shanset që pjesët e raketës kineze të bien mbi shtetin grek janë shumë të vogla.

Megjithatë, në kuadër të këtyre masave, në Greqi janë pezulluar fluturimet ushtarake deri mesditën e së dielës.

Zëvendësministri grek i Mbrojtjes Civile ka deklaruar se rreziku që pjesët e raketës të bien në Greqi janë tepër të vogla, por autoritetet janë vigjilente dhe qëndrojnë në gatishmëri për çdo situatë sipas protokolleve të përcaktuara. Raketa hapësinore kineze me 21 ton mbetje që ka dalë jashtë kontrollit pritet të bjerë në Tokë orët në vijim.

Sipas ekspertëve, raketa mund të digjet në atmosferë, por nuk përjashtohet fakti që pjesë të saj të bien në tokë. Nuk ka ende një vendndodhje të saktë se ku mund të rrëzohen.

Sipas përllogaritjeve, raketa mund të rrëzohet rreth orës 02:00 apo 03:00 të mëngjesit të së dielës, edhe pse orari mund të ndryshojë në varësi të trajektores që do të marrë objekti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat