Vala e katërt? Rritja e numrit të të infektuarve alarmon Italianë e Veriut

Evropë

Vala e katërt? Rritja e numrit të të infektuarve alarmon Italianë e Veriut

Më: 13 maj 2021 Në ora: 19:19
Itali

Të dhënat e raportuar në 24 orët e fundit në veriun e Italisë kanë rikthyer frikën e një vale të katërt Covid në rajonin e Lombardisë.

Autoritetet italiane njoftuan se në 12 qytetet e provincës në tre ditët e fundit janë raportuar shtim i rasteve të reja me Covid, ku vetëm në 24 orë ishte 1400 raste më shumë se e njëjta periudhë pararendëse.

Shifrat kanë alarmuar autoritetet, ndërsa ekspertët fajësojnë për këtë pakujdesinë e qytetarëve pas lirimit të masave shtrënguese dhe procesit të vaksinimit.

Një vit më parë, Lombardia ishte kryeqendra botërore e epidemisë, me skena ku makinat e ushtrisë u panë në qytete si Bergamo për të transportuar trupat e pajetë nga morgjet e tejmbushura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat