45 milionë turistë do të vizitojnë Spanjën

Evropë

45 milionë turistë do të vizitojnë Spanjën

Më: 13 maj 2021 Në ora: 23:30
Foto ilustrim

Spanja pret rreth 45 milionë turistë të huaj këtë vit. Kjo shifër është rreth gjysma e numrit të vizitorëve që vizituan këtë vend në vitin 2019, përpara se të shpërthente pandemia e koronavirusit.

Si destinacioni i dytë më i popullarizuar në botë, pas Francës, Spanja regjistroi 83.5 milionë vizitorë të huaj në vitin 2019.

 Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Spanja është gati të rihapet shumë shpejt, teksa ka nisur fushatën promovuese të verës, e cila u drejtohet kryesisht vizitorëve evropianë.

Turistët ndërkombëtarë mund të fillojnë t’i planifikojnë pushimet e tyre në Spanjë. Ministrja e Turizmit e Spanjës, Reyes Maroto, është shprehur se qeveria është duke zhvilluar plane për të mundësuar udhëtime të sigurta, përfshirë këtu edhe pasaportën e vaksinimit e cila pritet të jetë funksionale nga muaji qershor.

Në vitin 2020, kur pandemia e Covid-19 u përhap, numri i turistëve të huaj në Spanjë ra me 77%. Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. Ajo ka regjistruar mbi 3.5 milionë raste të të infektuarve dhe mbi 79,000 viktima.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat